Aktualitet

Krijohet Sistemi i Arkivës Elektronike të Akteve

Një sukses tejet i rëndësishëm në krye të Ministrisë së Drejtësisë është edhe Krijimi i Sistemit të Arkivës Elektronike të Akteve, e cila shërben për regjistrimin, editimin, publikimin, përditësimin, ruajtjen, administrimin dhe aksesimin e të gjithë akteve të botueshme, në përputhje të plotë me Legjislacionin Shqiptar, politikat kombëtare, standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikave më të mira në botë në këtë drejtim.
Një ndryshim si NATA me DITËN me çka gjetëm në Qendrën e Botimeve Zyrtare ku mungonte Arkivi Elektronik i Akteve (sistemi i integruar elektronik i të dhënave). Nuk kishte aksesim të akteve të viteve 1990-1999. Çdo proces pune si regjistrimi, ruajtja, kërkimi i akteve ishte manual. Nuk kishte vulë elektronike të akteve. Nuk afronte asnjë metodë kërkimi sipas fushave, apo kërkim me tekst të plotë për aktet e botueshme si dhe ndryshimet që mund të kishin pësuar këto akte.
Puna e palodhur dhe plot pasion e ekipit të profesionistëve të Ministrisë së Drejtësisë, na ka mundësuar të jemi pararojë në rajon edhe në këtë drejtim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version