07/06/2021 , 19:50

Krim brenda familjes! Burri vret me sëpatë gruan në Librazhd dhe më pas vetëvaret në pemë! Trupat e pajetë u gjetën nga fëmijët e çiftit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Menderie Bici, rreth 53-vjeçe. Më pas 56-vjeçari ka varur veten në pemë. Trupat e pajetë u gjetën nga fëmijët e çiftit kur mbërritën në shtëpi.

‘Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Në përditësim…

Ora 19:43

Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, fëmijët gjetën nënën e vrarë në banesë dhe babain të varur në pemë

Detaje të reja mësohen nga ngjarje rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan dhe më pas ka varur veten. NTV TELEVIZION mëson se fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në banesë. Kur kanë ardhur e kanë gjetur nënën e vrarë në banesë dhe më pas babain e varur tek pema.

Vrau me sëpatë gruan në Librazhd, kush është autori, i cili më pas vrau veten

NTV TELEVIZION ka siguruar foton e autorit, Qemal Bici, 56 vjeç, i cili vrau pasditen e sotme gruan e tij Menturie Biçi, 53 vjeçe. Pas krimit autori vrau veten.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin