Aktualitet

Krimi në vend/ DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Rimendoni vizitën në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim në faqen e tyre zyrtare për të gjithë qytetarët amerikanë që duan të vizitojnë vendin tonë. DASH u kërkon amerikanëve që të tregojnë kujdes në Shqipëri, për shkak të krimit të organizuar, por edhe për shkak të mospërgjigjes së autoriteteve.

“Krimi i dhunshëm ose i organizuar është i përhapur gjerësisht në zona të vendit. Forcat vendore të ligjit mund të kenë aftësi të kufizuara për t’iu përgjigjur krimeve të rënda,“-shkruhet në njoftimin e DASH.

NJOFTIMI I DASH: 

Përmbledhje e vendit: Aftësia e forcave të rendit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajone të largëta. Ka pasur dhunë në shënjestër të lidhur me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar në mbarë vendin. Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre dhe shtrirjen e Policisë dhe shërbimeve të urgjencës në zonën e tyre.

Nëse vendosni të udhëtoni në Shqipëri:

-Regjistrohuni në  Programin e regjistrimit të udhëtarëve inteligjentë (STEP) për të marrë sinjalizime dhe për ta bërë më të lehtë gjetjen tuaj në rast urgjence.
– Ndiqni Departamentin e Shtetit në  Facebook dhe Tëitter.
-Rishikoni Raportin e Sigurisë së Vendit për Shqipërinë.
– Përgatitni një plan emergjence për situata emergjente.

TRENDING

Exit mobile version