Politike

Krisje në raportet me SHBA dhe BE/ Pacolli: Qeveria e Kosovës të jetë e kujdesshme

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli,  i shtohet listës të atyre që kërkojnë nga kryeministri Albin Kurti, që të jetë i kujdejsshëm sa i përket marrëdhënies me ndërkombëtarët.

Më tej, ai shton se krijimi i asociacionit të komunave serbe, e nxjerr Kosovën me dinjitet nga dialogu me Serbinë.

“Qeveria Kurti nuk duhet ta kthejë çdo hap të diskutimeve, apo zbatim të marrëveshjeve me Serbinë në një spektakël”.

Ky është sugjerimimi që ish-z/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka për kryeministrin Albin Kurti.

“Unë do ta rekomandoja Qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme nëse e ka ndermend të implementojë diçka siç ka ndodh me Deçanin, ta bën atë pa polemika pa hyrë në këtë në situata të palakmueshme, e që e vënë Kosovën në situatë që është tani në relacion me ndërkombëtaret, dhe unë besoj Qeveria duhet ta di vetë çka duhet të bëjë dhe nëse është ndonjë obligim që ka ndërmend ta bëj, ta bëj menjëherë e jo mbas një show që po më duket është i panevojshëm”, tha Pacolli.

Kreu i Aleancës Kosova e Re, konsideron se vonesat në implementimin e Asociacionit, është humbje kohe për Kosovën.

”Çdo refuzim i implementimit të Asociacionit gjithmonë po e them limitet e kushtetutës së Kosovës është një humbje kohe edhe për ne, edhe për Kosovën se po e shihni ku Kosova nuk implementon diçka atëherë koha zgjatet e presioni gjithmonë është i vazhdueshëm mbi Kosovën dhe krejt ky presion që bëhet me një shtet të vogël, në një shtet aq të dijshëm si Kosova nuk është mirë”,

ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, shpreh më tej bindjen se me implementimin e Asociacionit mund të përfundojë edhe saga e dialogut me Serbinë.

TRENDING

Exit mobile version