Sport

Kristjan Asllani regjisor, Interi mposht 1-0 Romën dhe merr kreun e Serie A

Serie A e futbollit zhvilloi edhe këtë të diel katër ndeshjet e radhës për raundin e 10-të. Me fillim nga 12:30 nisi gjithçka në Sardegna, me vendasit e Cagliarit që morën një fitore të “çmendur” 4-3 me përmbysje kundër Frosinones. Në Milano, Interi fitoi 1-0 me Romën falë golit të Thuram dhe merr kreun e Serie A. Në 20:45 Napoli baraoi 2-2 me Milanin.

Në stadiumin “Unipol Domus” në Sardegna, Cagliari vendas fitoi 4-3 me Frosinonen, duke marrë tri pikët e para këtë sezon. Skuadra e Claudio Ranierit bëri një përmbysje të “çmendur” nga 0-3 në 4-3. Te Frosinone në fushë për 56 minuta ishte edhe Marvin Çuni, sulmuesi i Kombëtares që pasi doli nga loja i la të tijtë në avantazhin e tre golave, ndërsa pa një humbje që nuk i besoi syve. Frosinone shënoi tre herë në minutat 23 dhe 37 me Soule dhe 49 me Brescianon. “Valsi” i Cagliarit mori jetë në minutën e 72, kur Oristanio shënoi golin e parë. Më pas ishte Makoumbou që dërgoi shifrat në 2-3, para se veterani Leonardo Pavoletti të shënonte dopietë për përmbysjen e madhe në minutat 90+4 dhe 90+6. Me këtë sukses Cagliari lë në vend të fundit Salernitanën dhe ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve për vendin e 19-të. Frosinone me 12 pikë mban vendin e 12-të.

Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A. Në “Giuseppe Meazza” vendosi goli i Marcus Thuram në minutën e 81-të të ndeshjes. Djemtë e Inzaghit marrin kështu tri pikë me vlerë që i katapultojnë për momentin në krye të Serie A. Vendimtar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani. Në minutën e 75 mesfushori u hodh në fushë, teksa iu deshën vetëm gjashtë minuta për të treguar cilësitë e tij. Një pasim i gjatë i kalibruar nga afro 35 metër prej Asllanit, bëri që Dimarco të kontrollonte bukur dhe më pas të pasonte për Thuram, që shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Kështu Inter merr momentalisht kreun me 25 pikë, ndërsa Roma me 14 pikë mbetet në vendin e tetë.

Napoli dhe Milani barazuan 2-2 në “Maradona”. Kuqezinjtë e Stefano Piolit ishin në epërsinë e dy golave në transfertë, duke mos mbajtur dot avantazhin. Gjithçka u hap në minutën e 22-të të ndeshjes nga Giroud, me francezin që do shënonte golin e dytë dhe dopietën personale në të 31 minutë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve, teksa Napoli kishte lënë gjithçka për në fraksionin e dytë. Politano në të 50 minutë bëri çcfarë deshi me mbrojtjen mike dhe e ndali sferën në rrjetë. Vetëm 13 minuta më vonë, Raspadori me një goditje mjeshtërore barazoi rezultatin për 2-2. Në fund ishte Maignan që i hoqi fitoren Napolit, pasi ndali goditjen me të majtë të Kvaratschelia. Kësisoj dy skuadrat ndajnë pikët, me Milanin që gjendet në vendin e tretë me 22 të tilla. Nga ana tjetër, Napoli me 18 pikë është në vendin e katërt.

Serie A – raundi 10 – e dielë:

12:30 Cagliari 4-3 Frosinone

15:00 Monza 1-1 Udinese

18:00 Inter 1-0 Roma

20:45 Napoli 2-2 Milan

Renditja:

VIDEO/ Milani s’mban dot avantazhin e dyfishtë, Napoli e barazon 2-2 në ‘Maradona’


Napoli dhe Milani barazuan 2-2 për javën e dhjetë në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit ishin në epërsinë e dy golave në transfertë, duke mos mbajtur dot avantazhin. Gjithçka u hap në minutën e 22-të të ndeshjes nga Giroud, me francezin që do shënonte golin e dytë dhe dopietën personale në të 31 minutë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve, teksa Napoli kishte lënë gjithçka për në fraksionin e dytë. Politano në të 50 minutë bëri çcfarë deshi me mbrojtjen mike dhe e ndali sferën në rrjetë. Vetëm 13 minuta më vonë, Raspadori me një goditje mjeshtërore barazoi rezultatin për 2-2. Në fund ishte Maignan që i hoqi fitoren Napolit, pasi ndali goditjen me të majtë të Kvaratschelia. Kësisoj dy skuadrat ndajnë pikët, me Milanin që gjendet në vendin e tretë me 22 të tilla. Nga ana tjetër, Napoli me 18 pikë është në vendin e katërt.

TRENDING

Exit mobile version