Politike

Kriza – Braçe në ofensivë: Të shpallet plani i kursimit

Kriza e energjisë/ Braçe: Të shpallet plani i kursimit, vilat e periferisë së Tiranës me 50 ndriçues, mos ruajnë paratë? Spaho: Ulni humbjet në rrjet janë 25%

Duke u ndalur te plani i kursimit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se është i domosdoshëm teksa shtoi se në periferi të Tiranës ka vila që mbajnë dritat e vilave ndezur për luks, duke thënë se kjo është një abuzim, teksa nuk i ka kursyer edhe ironitë.

“Kur flas me luksin e kam fjalën për periferinë e Tiranës. Unë nuk mendoj se ka pensionist që harxhon 800 kilovat, që ka familje me ndihmë ekonomike që harxhon kaq, nuk mendoj që ka familje të shtresës së mesme e të ulët që harxhojnë 800 kilovat në muaj. As unë dhe ti nuk harxhojmë kaq dhe pse ngrohemi e ftohemi me kondicioner. Shqetësimi im është me ata që abuzojnë. Vilat e periferisë së Tiranës me 50 ndriçues se kujt i duhet nuk e di, llahtar, vetëm nëse i kanë mbushur vilat me para dhe i ruajnë. Ne po e paguajmë faturën e energjisë se 28 miliardë lekë nga taksat po e paguajmë”, tha Braçe.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se qeveria duhet të ulë humbjet në rrjet me të paktën 25%.

“Kemi çmimin më të lartë të energjisë në rajon 12 kilovat orë me TVSH. Kemi 10 vite që e paguajmë me këtë çmim. Ne prodhojmë 75% të nevojave nga prodhimet e brendshme, nga uji me koston më të ulët të mundshme. Së treti shikoni kush është konsumatori kryesor i energjisë elektrike, janë humbjet në rrjet që shkon 25%. Mos abuzoni me luksin, ca janë 800 kilovat në muaj në dimër, ne po ju themi as mos të lahen as mos të gatuajnë. Ca alternativash kanë, ka gaz këtu apo dru? Duhet parë me kujdes energjia se do kthehet në bumerang social”, u shpreh Spaho.

Ibrahimaj i përgjigjet Braçes: Paketa e plotë do prezantohet pas disa ditësh

Në përgjigje të deputetit, Erion Braçe, ministrja Delina Ibrahimaj tha se paketa e plotë anti-krizë do të prezantohet pas disa ditësh

Ibrahimaj: Do të shtyhet miratimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave për pas krizës. Për periudhën Janar-Gusht të ardhurat janë rritur me 18%, dhe për periudhën 4 mujore ne presim rritje të të ardhurave me 8.5%. ne faktorizojmë ngadalësimin e rritjes ekonomike në pjesën e fundit të vitit. Paketa e re do të shpallet për pak ditë. Paketa e parë ishte me masa të shpejta pasi ne parashikonim përmirësim të inflacionit por nuk ndodhi prej luftës, prandaj ne po mendojmë për masa të tjera shtesë dhe më afatgjatë për të mbështetur familjet më vunerabël”.

Braçe: Çfarë është kjo paketa që po punoni?
Ibrahimaj: Po punojmë, do e prezantojmë në vijim.
Braçe: Duhet ta keni të qartë padyshim që keni komunikim me popullin, po ne deputetët meqë jemi në Komisionin e Ekonomisë, nuk mund ti marrim vesh nga TV.
Ibrahimaj: Unë ju thash që paketa e re do të jetë më afatgjatë për çmimet

Braçe-ministres së Financave: Kur fillon paketa, familjet kanë 3 muaj pa ndihmë, çmimet janë të papërballueshme

Deputeti socialist, Erion Braçe ka vijuar qëndrimin e tij opozitar, duke thënë se paketa anti krizë duhet të fillojë sa më shpejt, pasi shumë familje janë pa ndihmë për shkak të çmimeve të papërballueshme.

“Jeni të sigurt për këto 30 miliardë lekë të ardhura plus që do të realizohen deri në fund të vitit? Nga cilat zëra do të vijnë? Po shikoj të dhënat e korrikut, dhe disa zëra një me minus në raport me planin mbi 1 miliardë lekë minus. Vijnë muajit më të vështirë tani pasi nuk ka më turizëm njerëzit fillojnë e kursejnë, jeni të sigurt për këtë parashikim? Sa ishte deficiti buxhetor në fund të muajit korrik? Ju thoni se do të vijoni mbështetjen e sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Me të ardhurat e tyre rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe?

Bujqit kanë 2 muaj që nuk marrin naftë falas ndërsa punët janë tani, nëse s’ka tani harrojeni pranverën e verën e vitit tjetër nëse nuk ka ndihmë tani. Në tabelat e rritjes ekonomike bujqësia vazhdon të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Dhe së fundmi, si e parashikoni ju inflacionin në muajit në vijim, dhe ça impakti do të ketë jo vetëm tek familjet por edhe në prodhim sepse ne përveç ndërtimit ne nuk kemi ndërhyrë asgjëkund”, tha Braçe.

 

TRENDING

Exit mobile version