Krizë në klubin e Rashicës, shkarkohet trajneri një ndeshje para fundit

Florian Kohfeldt nuk do të jetë më trajner i Werder Bremen. Klubi i Milot Rashicës vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm pas humbjes së pastër me shifrat 2-0 ndaj Augsburg, duke humbur shumë terren në renditje dhe rrezikuar rënien në fazën e Play-Off, ku ishte edhe vitin e shkuar dhe arriti të qëndrojë.

E djeshmja ishte humbja e gjashtë në 7 ndeshjet e fundit, teksa regjistrojnë vetëm një barazim pa gola ndaj Bayer Leverkusen. Kohfledt ishte pjesë e Bremen që nga viti 2017 dhe kishte kontratë deri në vitin 2023. Ai e drejtoi Bremenin në 142 ndeshje, me një mesatare prej 1.34 pikësh për ndeshje.

Pas shkarkimit të tij, drejtimin e skuadrës do e marrë një figurë e njohur e klubit, Thomas Schaaf. 60-vjeçari ka drejtuar në të shkuarën Bremenin për plot 14 vite dhe është një nga figurat më të dashura të tifozëve, teksa ka fituar dopietën në vitin 2004. Ai do e drejtojë skuadrën vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Borussia M’Gladbach, ku do kërkohet vetëm fitorja.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin