Kosova

Kroacia i kërkon Serbisë të ndalojë së destabilizuari Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordxan Gërliç Radman, i ka kërkuar Serbisë që të ndalojë përpjekjet për të destabilizuar Kosovën. Këtë koment, ai e bëri gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ku gjithashtu kerkoi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“Gërliç Radman i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që t’i kthehen dialogut dhe i bëri thirrje Serbisë se çdo përpjekje për të destabilizuar fqinjin e saj nuk është e pranueshme” – thuhej në njoftimin e Qeverisë kroate.

Ndër të tjera, Ministri i Jashtëm i Kroacisë tha se stabiliteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kroacinë dhe për këtë arsye shtoi se Dubrovniku avokon sinqerisht që ajo të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, para takimit tha se NATO do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, “pasi kjo është e rëndësishme për të gjithë Evropën”.

TRENDING

Exit mobile version