Rajon

Kroacia shënon 47 viktima dhe 3,573 raste të reja me COVID-19

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Kroaci. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 47 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 3,573 raste te reja.

Aktualisht në Kroaci rreth 1,981 pacientë janë të shtruar në spital, ndërsa 213 prej tyre janë në respiratorë. Nga 25 shkurti kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci deri më sot, janë shënuar 100,410 raste në total me Covid-19, ku 1,304 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 19.079 janë ende raste aktive.

Në total janë shëruar 80,027 persona, ku 2,640 prej tyre janë shëruar 24 orët e fundit. Raportohet se në vetë-izolim janë 45,150 persona.  Deri më sot janë testuar 667,749 persona, ku 9877 prej tyre janë testuar 24 orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version