Shkrime

Kronikë e një dite plot të papritura

Nga Agron Gjekmarkaj

Dita filloi me breshkat e Babos i cili u foli si Shën Françesku zogjve. Sa u gezuan ato nga perkedheljet e tij. Po edhe ai kuptohet më mirë me ato se më shumë prej ministrave që ja bëjnë qejfin qeder në prag të fushates.

E pas saj nja kater a pesë do i çojë tek Tigrushi me pushimë thuhet. Babo dhe breshkat për inat të Putinit u luten per shi sëbashku.

Njëra prej tyre ajo që kishte më koinfidencë me Babon pasi mbaroi lutjen kendoi edhë këngen ” bjer o shi , shi i ngrohtë i dashurisë”.

Gjysma e kryesisë qau aqësa dukej sikur profecia u realizua dhe shiu me gjyma derdhej . Qaj Tao, qaj Damo, qaj Ulsiu , qaj Niko qerratai të cilit në beteja si bën syri tërrt.

Lal Eri ju dha një shami të qendisur për të fshirë sytë si sherbim komunitar.

Për Ditmirin nuk ka lajmë në u perlot mjaftueshem apo u step në heshtje solemne. Meqënëse ra llafi një ditë në kafen e Parlamentit një deputete e re pyeste Shalsin, “kush ka qënë një Ditmar , Ditmar ketu në partinë tonë?” ! Në fillim Shalsi qeshi e mori me lehtësi por befas një mendim i trishtë i pickoi humorin. U murretye mendoi veten po sikur pas tre vitesh një deputete tjeter e re të pyesë Boren kush ka qënë një Ermir Shala ketu në Ps?

Mblodhi veten dhe i tregoi një histori me një minister që nuk kishte hypur në makinen e Babos dhe që as ai nuk ja kujtonte mirë emrin.

Pastaj ç’të thuash rëndem në gjykaten e Apelit ku Salianji kishte gjyqin per “shpifje” i vetmi në këtë vend që gjykohet per denoncime .Prit e prit po nuk fillonte për qamet gjyqi ne aty ulur në ekonominë ndihmëse të gjykates , një akçihane e lezetshme duke rrufitur kafe e romuze. Luçiano Boçin e kishte marrë malli per Gaz Bardhin po nga emocionet nuk flisnin dot, veshtronin njëri tjetrin si dy heronj pas një beteje. Luan Baçi nuk e perballoi gezimin që na gjet tok bashkuar dhe u ul matanë që të fshihte emocionet. Sado i paepur kjo ditë e gjet të papergatitur. Shoket i thonin Salianit ” mbahu, i fortë të jesh” dhe ay hazerxhevap , ” të kemi partinë të fortë të tjerat kollaj”. Epika e bisedimeve të pritshme ndihej kudo në ajer. Negociatoret si dy kokat e një shqiponje po kerkojnë bezen e kuqe të flamurit perbashkues teksa historia i veshtron rrezatojnë madheshti.

Edhe zonja Jozefinë e tha “keshtu nuk ecet ma duhet bashkim he ju plaçin sytë more haramsëzer” ! Ashtu të zymtë u kthyem në Kryesinë e Kuvendit kur ç’të shikoje Çyrbja turfullonte në korridorin ngjitur me komisionin e ligjeve ! Po ç’ke more i uruar e pyeta, çka ngjarë? Lere lere tha nivel shumë i ulët diskutimi, nuk mund durova më dhe dola. Do i bëj telegram Babos tha, “këta se meritojnë buken tënde” !!

Beja i thashë do e gezosh qamet.

Nuk u ndjeva shkova tek komisioni im. Aty tym e flakë ! Flutura akuzoi Bleron per tjerrje muhabeti , Besjoni dhe Petrua si Lek Dukagjini me Lek Zaharinë desh permbysen tavolinen. Flutura u terhoq gjeti një sinonim, me duket “ëndje” ! Ina dukej e qeshur dhe e lumtur pas interpelancave kronike duke dhënë shembull qetesie pas kalimit drejt tokes së premtuar të “foltores” ! Luçio si tribun mbrojti pedagoget në protestë dhe krenar doli.

Ditë e çuditshme.

Në keshillin e Integrimit zevendes kryetaret e e kuvendit nuk ftohen ! Na ra merzi e madhe mua dhe Ermos dhe me besa u bese u lidhem që nese nuk ftohemi do shkojmë aty dhe do ju nxjerrim gjuhen, njëri tek hyrja, tjetri tek dalja.

Fjala i shkoi në vesh Taos dhe Jorides. Vunë doren në zemer dhe na derguan ftesë. Nuk vajta i mbytur në krenari e zemerim.

Pasditja që plot ngjyra dhe aromë salsiçesh me birra çeke. Tek kulla e stadiumit mblidhej grupi i deputeteve të miqesisë Shqiperi – Gjermani. Tek po beja shkallet ja behu Elisa veshur me kuadrate inglizi! Mos mu afro tha , mos bëj rruge me mua! Heu ç’ ka ngjarë pyeta me ndalje fryme ! Nuk po i mban premtimet tha per të ndjekur parimet estetike të Dash Sules në të veshur, me rri larg nuk kemi harmoni ngjyrash, bluja jote është e ashper. Nuk meriton më të jesh dishepull i Dashit.

Në hyrje na priste Tao dhe një fotograf i cili fap shkrepi një resme sapo ai ( Tao) një steme shqiptaro gjermane me vuri në xhaketë ! Aty erdhi plot xhentilesë edhe ambasadori Zingraf i cili me shpetoi nga tradhetia duke u futur në fotografi me mua Taon , Elisen dhe Margeritin së ciles për një çast ju duka si Ina Zhupa.

Leshova një psheretimë gezimi. Tao na mbajti një fjalim plot marifet diplomatik ku në një paragraf dukej si Demosteni në tjetrin si Ciceroni, diku fliste si në Agora e tjeter kund si në Senatin romak. U gezua i madh e i vogel tek kerrc kerrç kepusnim salsiçe.

Perseri Shalsi u gjet në qender të debatit me kamerierin nuk po binin dakort në duhej të hante një viuster të gjatë e të hollë apo një të trashë e të shkurter po shyqyr se Denaj e Pelllumbi i dhanë zgjidhjen të çukiste djath.

Etilda kishte lënë menjanë pikellimin e muzgut dhe më shumë degjonte se fliste e buzeqeshur pa tepri , në qender po disi menjanë, aktive por pa zhurmë, dhe mendja i rrinte të breshkat e Babos teksa shikonte një grup që hante e pinte badihava. Zonja Linditë u pa pak, erdhi në maje të gishtave e ashtu doli si ikje nga mujsharia në respekt të një parimi kuranor “mallkuar qoftë e teperta”.

Ne të opozites, unë Zheni, Arbi, Esmeralda si jetim mbemë e ashtu do e bitisnim darken nese nuk do të vinte Lal Eri të na thoshte që na do shumë në dalje. Na ngrohu xhanë.

Ah po vonë po më mirë vonë se kurrë si “dulcis in fundis”erdhi Jorida e cila rrembeu vemendjen e ambasadorve si investim mbi opoziten rrethuar me derte.

Darka do kishte qënë më e bukur sikur Ulsiu dhe Bela do na kishin begenisur. Na mungon prej kohesh ai bukolizem i diteve të veres. Nëse Tao nuk i ka ftuar shpejt do pendohet.

TRENDING

Exit mobile version