Bota

Kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, shpall kandidaturën për president

Kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez njoftoi të mërkurën kandidaturën e tij për president të SHBA-së, duke iu bashkuar radhës së gjatë që kërkojnë nominimin republikan.

Suarez, 45-vjeç, paraqiti dokumente në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, duke u bërë kandidati i parë hispanik në garën presidenciale të SHBA-së që do të mbahen në vitin 2024.

Suarez, djali i kryebashkiakut të parë të Majamit me origjinë kubaneze, do të përballet me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, ish-guvernatorin e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, senatorin Tim Scott, ish-guvernatorin e Arkansas, Asa Hutchinson, manjatin Vivek Ramaswamy, ish-guvernatorin e New Jersy-t, Chris Christie dhe miliarderi, guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum.

Ish-presidenti Trump, ndaj të cilit janë ngritur dy padi, favorizohet në shumicën e sondazheve kombëtare, i ndjekur nga DeSantis.

DeSantis shihet si sfiduesi më serioz republikan i Trumpit.

Në frontin demokrat, presidenti Joe Biden po kandidon për rizgjedhje, ndërsa është sfiduar nga autorja bestseller Marianne Williamson dhe Robert F. Kennedy Jr., nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy.

TRENDING

Exit mobile version