Politike

Kryemadhi: Berisha nuk e rruajti fare…është dashi me brirë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e konsideron kryedemokratin Sali Berisha, si liderin e Opozitës.  Kryemadhi tha se Berisha është dashi me brirë që udhëheq kopenë, në këtë rast, Opozitën. Ajo tha më tej se si lider të sajin ndjen Ilir Metën, por duke qenë se ky i fundit ka bërë marrëveshje me Berishën, e respekton si udhëheqës të Opozitës.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit: 

Lideri i Opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë. Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. Ai na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi. 

TRENDING

Exit mobile version