Kemi dy standarde, ndryshe për biznesin e madh dhe ndryshe për biznesin e vogël. Në fakt periudha e pandemisë i ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë bizneset në Shqipëri dhe unë ju falënderoj shumë që na hapët derën për të ardhur dhe për t’u njohur e diskutuar në lidhje me problematikat tuaja, edhe pse këto problematika janë pothuajse të njëjta kudo.
Ajo që ne kemi parë çdo ditë është që gjatë pandemisë vetëm në Shqipëri janë mbyllur 9 mijë biznese, ndërsa në Kosovë jo më shumë se 1300 të tilla. Në Maqedoni rreth 5 – 6 mijë biznese. Në të tre vendet flitet shqip, por këtu edhe pse biznesi ka qenë shumë më i konsoliduar, dëmi që i ka dhënë pandemia biznesit ka qenë jashtëzakonisht i madh.
Ajo që të bën përshtypje është fakti që ka rënë konsumi, dhe që të bjerë konsumi do të thotë që të mos funksionojë ekonomia, biznesi i vogël, ata që furnizojnë çdo ditë familjet shqiptare me ushqime. Do të thotë që ti je varfëruar, varfërohet familja. Bie konsumi dhe falimentojnë bizneset.
Ne në mëngjes ishim në lagjen ’29 nëntori’, ku u takuam me një zonjë e cila na tha se ajo ka pasur katër biznese, ishin të dy burrë e grua, tre tha që ka falimentuar, i ka mbyllur dhe vetëm me njërin nuk arrinte dot të paguante dritat, ujin e jo më për të shkolluar fëmijët apo për tu veshur.
Ashtu sikurse shumë njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës.
Tani që po diskutonim ka thënë që nuk do ketë as ulje as ngritje taksash. Nuk ka ca të ngrejë më se ka falimentuar biznesi. Nuk ka çfarë biznesi të tatojë më për shkak se njerëzit janë në limitet e mbijetesës.
Ata përkundrazi ua bën taksën zero. Mua më bëri përshtypje se po e dëgjoja ndërkohë që po vinim këtu te ju, po shikoja që në lajme dhe në portale që ministria e financës thoshte kishim një sistem kënetë taksimi dhe tani po e bëjmë karabinatë. Apo kishte rritjen e të ardhurave. Fasada dhe propaganda për mua është bërë e neveritshme dhe gjykatësit më të mirë të kësaj fasade janë qytetarët shqiptarë dhe sidomos biznesi sepse sado të flasim ne në TV janë njerëzit ata të cilët e vuajnë në kurrizin e tyre. Dhe sot nëse shqiptarët janë më mirë se 4 vite më parë. Nëse paguajnë më shumë ose më pak taksa se 4 vite më parë. Nëse energjia është më e shtrenjtë. Nëse shqiptarët humbasin vitet e punës atëherë e kuptojnë shumë mirë që propaganda është një neveri për qytetarët. Sepse vetë zotëria këtu ka shkurtuar stafin në biznesin e tij për shkak të pamundësisë së pagesës. Është arroganca që njerëzit e qeverisë po krijojnë me qytetarët dhe biznesin. Një nga problemet më të mëdha që kemi ne sot është që bizneset sot edhe o vogël dhe i mesëm jo vetëm që kanë taksa shumë më të larta por nuk e kanë shtetin partner në biznes përkundrazi e kanë armik. Janë në luftë me njëri tjetrin.
Ti do ta paguash doganën, do ta paguash paradhënie, edhe tatim-fitimin, ndërkohë që ai tjetri që bën evazion fiskal me miliona e me miliarda euro, në kurrizin tënd, paguan zero dhe të konkurron. Si të konkurron? Të konkurron në mënyrë të pandershme.
Në Këshillin Bashkiak të Tiranës kur ne kemi qenë në vitet 2011-2015, ne krijuam një program për të kredituar të rinjtë më 2 mijë euro nga buxheti i bashkisë, mënyrë të tillë që ata të kishin mundësinë të hapnin një biznes tyrin. Dhe në atë kohë janë hapur rreth 1 mijë biznese, që ishin dyqane lulesh, servise makinash, riparime kompjuterësh apo celularësh dhe ishin kryesisht të rinj të sapo diplomuar dhe që kishin një mesatare në mënyrë të tillë që të mbaheshin dhe kishin një taksë zero nga bashkia dhe kishin mundësinë e sigurimeve shoqërore.
Ne sërish kemi disa iniciativa të tjera që duam ti marrim dhe që janë të panegociueshme.
Tani po e lexoj që thotë Kryeministri që sistemi ynë i ri fiskal do të sjellë kasat e reja. Ka një problem, bizneset e kanë blerë 3-4 herë kasën. Jo vetëm që e kanë paguar dhe e blejnë në një dorë dhe më pas është dhe mirëmbajtja që duhet ta paguajnë për kolaudimin e saj edhe të përsëri e kanë me koncesion. Ndërkohë që nga ana tjetër flasim për sistem të ri fiskal që ka nis 3 beteja formalizimi, i ka gjakosur dhe i ka sakatuar bizneset shqiptare në kuadrin e formalizimit. Nuk bëhet kjo as me luftë dhe as me kamxhik në dorë.
Kjo bëhet me bashkëpunim me bizneset. Nëse do ti trajtosh bizneset si armiq, dhe të trajtosh si miq vetëm 4 biznese të cilët rrinë rreth e qark vetes tënde se i vjen shumë keq se normal bifteku është Edi Rama dhe oligarkët janë kripa e Nusretit që hidhen dhe i japin shije atij. Dhe ai ha të gjithë atë që shqiptarët duhet ta konsumojnë për të pasur shkolla, spitale, vende pune, infrastrukturë në bujqësi, ndihmë ekonomike për bujqësinë. Ky njeri vazhdon dhe mendon se me batuta do ta kalojë këtë situatë. Ajo që mendojnë sot bizneset kush është. Zotëria ka shkurtuar vende pune sepse e ka të pamundur për ti mbajtur.
E ka të pamundur dikush tjetër inxhinieri elektronik këtu të mbijetojë se sot të jesh inxhinierë elektronik do shërbimet. Dhe sot janë njerëzit më të kërkuar në Europë. Do bëj gati rrobat do ikë. Sepse ti jo vetëm nuk e stimulon, nuk i krijon hapësira por e frenon dhe i ngre barrikada të mëdha të cilat janë të paarsyeshme. Një ekonomi që zhvillohet jo vetëm që do formalizohet por do paguajë dhe taksa.
Dhe po i ndave në mënyrë të drejtë dhe të barabartë taksat, qoftë në infrastrukturë, qoftë në arsim, shëndetësi sigurisht njerëzit do të ndihen të begenisur nga shteti i tyre. Për të dalë nga kjo situatë është shumë e thjeshtë, mjafton të të lënë të punosh. Po pse me kamxhik në dorë do e formalizosh ekonominë? Ekonomia formalizohet në bashkëpunim konsumator – biznes, konsumator – qytetar.