Politike

Kryemadhi: Rama ktheu Bllakon në burg për të shpëtuar Veliajn

Kryemadhi: Diskutimet të japin ndjesi sikur kemi buxhetin më të mirë, unë do ta quaja planin marshall që u bë pas luftës së 2 botërore, ky buxhet që dëgjojmë sot më duket sikur shqiptarët jetojnë në një lluks të jashtëzakonshme. Ky është buxheti që ka rikthyer pagat më të larta, ka rritur pensionet, ka rritur cmimet më të larta, Dhe ato mediat e poshtra angleze që shkruajnë për imazhin e mretit tonë, janë arsye se përse shqiptarët po ikin nga Shqipëria. Në fakt, nuk kisha ndër mend për të folur se e di që të gjitha fjalimet tona nuk i dëgjon njeri, janë disa kukulla që i përdor mreti për të bërë teatrin e tij. Kur e dëgjova sot kur artikulonte sesa i fyer ishte për padrejtësinë që iu ishte bërë për evazionin fiskal, ua rikujtoj:….

Te cështja e lekut i ka ngelur atij, se ka bërë këtë punë gjithë jetën, ka vjedhë ikona, identitete, emra, pafund. Dhe këtë histori e mendon dhe e ngren. Një gjë jam dakord për atë që tha mbreti, se prokuroria bën pazare. Por dhe ata të shkretët do duhet të bëjnë një viktimë, e kthyen Bllakon që të shpëtonin Veliajn.

TRENDING

Exit mobile version