LAJMI I FUNDIT

Kryemadhi: SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për arrestim ish-ministrit Arben Ahmetajt.

‘Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetëm venë. Folloë the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!’- njofton SPAK.’- shkruan Kryemadhi.

Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt, Bardhi: Këshilli i Mandateve të Mblidhet sot! SPAK t’i çojë hetimet deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për kërkesën e SPAK që ka dërguar në Kuvend leje për arrestimin e Ahmetajt. Bardhi i bën thirrje kryeparlamentares Nikolla që ta mbledhë Këshillin e Mandateve që ditën e sotme, ndërsa thotë se SPAK duhet t’i shtrijë hetimet deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruan Bardhi.

 

TRENDING

Exit mobile version