Sociale

Kryeministri apel të fortë qytetarëve/ “Mos na çoni drejt mbylljes”

Me cilësimin se lokalet dhe restorantet përbëjnë vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit, kryeministri Edi Rama me një gjuhë lutëse u kërkon të zotëve të këtyre bizneseve të respektojnë masat mbrojtëse.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ju lutem, ju lutem të mos bëhemi ne me duart tona ata qe t’iu mbyllim dyert e shtëpive, lokaleve, bizneseve apo makinave dhe mbeten peng i përqeshjes së një rreziku që është real.

 

Thirrjet për mbajtje të maskave në mjediset e hapura dhe ruajtja e distancës në lokale e restorante, kryeministri i bëri gjatë dhurimit të 60 respiratorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me pajisjet e reja, sipas kreut të qeverisë, sistemi shëndetësor është i përgatitur për të përballuar edhe skenarin më të vështirët të përhapjes së virusit, me respiratorë, barna dhe ekipin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version