Bota

Kryeministri grek flet për sigurimin e vaksinës antiCovid: Vaksinimi i popullsisë nis në fillim të janarit

GREQI-Qytetarët grekë do të marrin vaksinën antiCovid-19 në fillim të muajit janar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili dhe ka vënë në dukje dhe një rënie të numrit të infektimeve.

 Megjithëse po shohim disa shenja inkurajuese në drejtim të rënies së incidencës, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur rikthimin e epidemisë dhe për të ulur presionin në spitale. Kështu do të arrihet vaksinimi i organizuar i gjithë popullatës me kujdes dhe siguri, i cili do të fillojë nga fillimi i janarit,”-theksoi Kryeministri në takimin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë dhe zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ditën e sotme ka njoftuar për masat e reja shtrënguese në Greqi. Festat e fundvitit do t’i gjejnë grekët të izoluar, ndërsa autoritet kanë zgjatur bllokimin deri më 7 janar. Shkollat, restorantet, sportet janë të mbyllura, deri më 7 janar. Edhe në vendimin e ri, qarkullimi do të jetë i ndaluar gjatë natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version