Aktualitet

Kryeministri Rama viziton efektivin e policise Fadil Allaraj ne QSUT

Kryeministri Rama vizitoi sot, në QSUT-ë, efektivin e policisë, Fadil Allaraj, i cili kaloi në një operacion tejet të vështirë pas dëmtimeve të marra në sy në protestën e dhunshme të dy ditëve më parē.
Kryeministri takoi familjarët e efektivit të dëmtuar në krye të detyrës, i cili do të niset për një trajtim më të specializuar në Turqi. “Ne do bëjmë maksimumin. Unë kam folur sot përsëri, ministrja ka qenë në kontakt me miqtë tanë në Turqi, për ta çuar në spitalin e specializuar që kanë për ushtarakët. Ata janë super të specializuar dhe janë gati që ta marrin, por problem i parë këtu ka qenë të ndalohet rreziku”, – u shpreh Kryeministri, teksa babai i Fadilit shprehu falënderimet e familjes për kujdesin e treguar nga ekipi mjekësor ndaj djalit të tyre.
Sipas mjekëve që kujdesen për Fadilin, efektivi i policisë është në gjendje të stabilizuar tashmë. “Sot jemi të kënaqur duke parë gjendjen fillestare. Ndërhyrja ka shkuar më mirë sesa ne mendonim”, – u shpreh mjekja që kreu operacionin, ndërsa Kryeministri shtoi se “kush nuk ka ardhur në duar tuaja, dhe janë shumica, nuk e dinë çfarë flasin shpesh herë. Unë e di shumë mirë se ju jeni komplet tjetër gjë nga çfarë flasin njerëzit pa lidhje”.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version