Kronike

Kryente veprime të turpshme me të miturën në hyrje të pallatit, kapet 59-vjeçari

Një 59 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas policisë shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj një 13 vjeçareje, në hyrje të pallatit ku ajo banonte.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Kreu veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, në hyrje të pallatit ku ajo banonte, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare, se shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj, kanë kapur dhe vënë në pranga këtë shtetas.

Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme””, thuhet në njoftimin e policisë.

TRENDING

Exit mobile version