17/06/2021 , 4:06

Kryetarja e KLGJ në Komisionin e Ligjeve: Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 anëtarë

Kryetarja e Këshillit të Lartë GJyqësor, Naureda Llagami në raportimin ‘online’ në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit tha se ringritja e Gjykatës së Lartë ka pasur vonesa për shkaqe të ndryshme, por së shpejti do të ketë 15 anëtarë që do të zhbllokojë dhe kuorumin për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë sipas saj ‘thembra e Akilit’ mbeten Gjykatat e Apelit. Ajo thotë se sa vjen dhe numri i gjyqtarëve nëpër këto Gjykata po zvogëlohet për shkak të Vettingut dhe dorëheqjeve.

”Këshillim vonesat ka të bëjnë me, qasjen e KLGJ në promovimin dhe ngritjen në detyrë. Është qasje dhenga Komisioni i Venecias, që mbajti si standard që anëtarët e Kushtetueses të kalojnë Vettingun.

Gjykata e Lartë, që është nga më të rëndësishmet. KLGJ ka mbajtur të njëjtën qasje, kandidatët të përfundojnë Vettingun dhe më pas të vijohet, më pas është vijuar dhe me vlerësimin profesional.

Vonesë tjetër është dhe mungesa e vlerësimeve etike dhe profesionale. KLGJ ka punuar me dy vlerësimet për secilin kandidat, ka qenë e suksesshme. Sot ka 4 anëtarë në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër problematikë që kemi pasur me promovimet edhe pjesa e së drejtës së ankimeve që kanë kandidatët.

Kemi ende 3 vende të pashpallura nga KLGJ, një nga shkaqet që nuk mund ti shpallim është se një trupë shumëe vogël. Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në GJykatën Kushtetuese.

Një tjetër ka qenë dhe pjesa organizative. 

Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor nuk jemi krenar, është shumë e vështirë. Gjatë viteve kemi pasur shumë humbje shkaktuar nga Vetting. Edhe me dorëheqjet. Dua t’ju kujtoj se dhe me Vettingun, deri tani u shkarkuan 13 gjyqtarë me formë të prerë, u shkarkuan 25 gjyqtarë që ruajnë statusin prej pezullimit, duke përfituar 75% të pagës, 30 milion lekë nga buxheti. Po këto gjyqtarë nuk vijojnë çështjet. Është krijuar bllokimi dhe prej këtyre, gjyqtarë që paguhen, por nuk trajtojnë çështjet, ja kalojnë të tjerëve.

Ju informoj se efekti financiar deri në dhjetor të 2020 ku janë 75 gjyqtarë pezulluar apo shkarkuar. SHteti harxhon lekë, por nuk ofron shërbim. Këto gjyqtarë s’mund të shqyrtojnë çështje.

Përveç kësaj pjese, ka dhe hezitim në pozicionet e shpallura nga KLGJ. Ka pasur vonesa në Gjykatat e Apelit dhe të Lartë.

Situata sot në Gjykatën e Apelit është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e Akilit. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, 25 gjyqtarë ka. Në fund të vitit ka qenë 27. Ky numër zvogëlohet prej Vettingut dhe dorëheqjes.

KLGJ ka hapur 21 procedura për ngritje në detyrë, edhe pr Gjykatën Administrative. Kandiduan vetëm 26 gjyqtarë. Aplikimet janë vetëm për Gëjykatën e Apelit në Tiranë e Durrës. Për të tjerat KLGJ ka hapur dhe rihap aplikimet se nuk ka kandidatura.

Për 2020 kanë gjykuar nga 13, vetëm 9 gjyqtarë që ka ndikuar drejtpërdrejt tek ngarkesa. Janë gjë GJykatat e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit. Kemi punuar rregullisht, janë hapur pozicionet.

Aktualisht kemi dërguar në GJKKO Apeli, kemi promovuar dy kandidatura për dy pozicione. E njëjta dhe për Shkallën e Parë. Kemi situatën problematike.”- tha Llagami.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin