Bota

Kthehet nga marketi, burri gjen brenda brokolit një gjarpër

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar  përjetoi tmerrin e fundit kur hapi një qese me brokoli  në frigoriferin e tij dhe gjeti një gjarpër të gjallë brenda saj. 63-vjeçari, Neville Lyndon tha se gjarpri ishte i aftë për një kafshim të rrezikshëm. Ai tregoi se bleu brokoli në një nga supermarketet në West Midlands, MB, më 2 qershor.

E futi në frigorifer dhe më pas ishte gati ta ziente derisa pa gjarprin të fshehur brenda brokolit.Linton deklaroi se ka frikë nga gjarpërinjtë, ndaj të afërmit e tij nxituan për ta ndihmuar me zvarranikun.“Ishte mjaft e frikshme. Me gjarpërinjtë nuk i kam punët mirë. Mirë që nuk e lashë brokolin jashtë në kuzhinë, përndryshe do të kishte ikur nëpër shtëpi. Ky do të ishte një rrezik i madh për ne, sepse ne jemi dy njerëz shumë vulnerabël që jetojmë këtu”.

TRENDING

Exit mobile version