Kosova

Kthesa tani sa nuk është vonë/ Dialogu Kosovë-Serbi, flet ish-diplomati gjerman

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, thotë se në Ballkan tani nevojitet një pikë urgjente kthese. Në një shkrim autorial në “Politico”, ai iu drejtua Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb, Vuçiq që në Ohër të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë hapin historik dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ischinger, i përfshirë në negociatat e para një dekade, tha se edhe më herët ishte bërë një version i një marrëveshjeje bazë mes Kosovës dhe Serbisë, por se në atë kohë, ajo nuk u realizuar sepse Serbia për fat të keq, e pa të pamundur nënshkrimin dhe mundësia u humb

Deri më tani, Serbia dhe Kosova të dyja kanë treguar se e pranojnë tekstin e marreveshjes, megjithatë dallimet në lidhje me modalitetet dhe zbatimin e tij, mbeten gjallë. Por zgjidhja është e drejtpërdrejtë: Serbia duhet të pranojë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar, përfshirë edhe në skenën ndërkombëtare. Dhe Kosova duhet të pajtohet me domosdoshmërinë e adresimit të shqetësimeve të pakicës serbe, duke përfshirë pranimin e formimit të parashikuar të një asociacioni të komunave.

Ischinger i bëri thirrje Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti që të bëjnë një hap mirëbesimi.

“Më 18 mars, në Ohër, ata të dy do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik. Dhe tani është koha për të çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interes të popujve të tyre, në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian. Bëjeni pikën e kthesës kohore tani”, shkroi ish-diplomati gjerman

TRENDING

Exit mobile version