Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Që në orët e para të ditës së sotme vendi ynë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Qytetet e zonës bregdetare dhe të ulëta do të kenë intervale të shumta me kthjellime, ndërsa në zonat malore do të jenë më të dukshme vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

TRENDING

Exit mobile version