Aktualitet

“Ku i ke paratë?”/ Babai i Tarellarit tregon si i biri zbuloi përdhunimin e mbesës

Një tragjedi me protagonis një familje shqiptare u regjistruar ditën e djeshme në Volos të Greqisë, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, 33 vjeç, pasi rrëfimit të të bijës 18-vjeçare (nga martesa e parë), se ky i fundit e përdhunonte prej vitesh dhe i zhvaste para duke e kërcënuar se do t’i publikonte pamjet intime.

Babai i Fatmir Tarellari është prononcuar për mediat ku ka treguar se  i biri zbuloi se mbesa e tij ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës së saj. Ai tha se e kishin takuar Erjon Pelivanin dhe se u ishte dukur njeri i mirë, ndërkohë shprehet i shqetësuar pasi ka frikë se mos hakmerren dhe  bëjnë keq djalit të tij.

“E dëgjuam nga të tjerët dhe nuk e besova, mendova se ka bërë aksident. Kur pyetem mirë e morëm vesh që e ka bërë djali atë (vrasjen).  E keni parë ndonjëhere kunatin? Po e kemi takuar, e njihnim, por nuk e njihmin për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë! I mori paratë çupës (mbesës), që djali ia jepte për qiranë e shtëpisë, se vajza bënte shkollën në Janinë. Djali i çonte para, ai (autori) i kërkonte para çupës, e kërcënonte! Djali im vajti atje dhe i tha çupës ku i ke parë? Çupa filloi të qante dhe i tregoi se paratë ia kanë marrë ai dhe i tregoi gjithë gjërat që kishin ndodhur…. (përdhunimi). Djali ka 10 vite i martuar me gruan e dytë. Në Shqipëri vinte rrallë se kishte 5 fëmijë për të rritur. Tre vajza nga martesa e parë, djalin nga martesa e dytë dhe një vajzë që e solli me vete gruaja e dytë. Keni frikë nga hakmarrja? Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq! ” – është shprehur babai i Fatmir Tarellarit për mediat.

TRENDING

Exit mobile version