Sport

Kualifikimi në EURO ‘24/ Sylvinho zbulon formacion me Ishujt Faroe

Kombëtarja kuqezi edhe për pak orë pret Ishujt Faroe në Air Albania, ku lufton për një pikë për të siguruar vendin e parë në grup ka zbardhur formacionin. Në portë luan Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti.

Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij. Shqipëria në këto 7 ndeshje ka grumbulluar 14 pikë.

Formacioni: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Bare, Asani, Uzuni, Muçi, Daku.

TRENDING

Exit mobile version