Connect with us

Kronike

Kujdes kur i çoni makinat në servise…Ja si e pësuan këta qytetarë në Tiranë

Published

on

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga ana tjetër njoftohet se janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dyshohet se ata i kanë klonuar çelësat në servise të ndryshme, kur pronarët e makinave kanë lënë automjetet aty me qëllim rregullimin e defekteve.

Njoftimi i policisë:

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Vidhnin automjete duke përdorur çelësa të klonuar, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së automjeteve, me anë të çelësave të klonuar.

Sekuestrohen një automjet i dyshuar i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cloned key”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

– E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

– L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të shtetasit L. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur targa të dyshuara të vjedhura, një shkop gome, një radio policie dhe çelësa makinash. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të parkuar në këtë subjekt, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi E. S. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, duke dalë jashtë banesës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie, një aparat celular dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kronike

Shkrumbohet gjatë natës fasoneria e italianit në Vlorë

Published

on

By

VLORË– Një fasoneri është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Zjarri është vënë në fasoneri rreth orës 03:00 në rrugën Transballkanike. Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme pasi fillimisht është hedhur lëndë djegëse nga jashtë e  më pas i është vënë zjarri.

Fasoneria ‘Alban Viz Lab’ është në pronësi të një shtetasi Italian. Nuk dihet nëse pronari i biznesit ka konflikte me persona që mund ta ketë çuar situatën deri në këtë pikë.

Si pasojë e zjarrit në fasonerin ka dëme të shumta materiale. Aty kishte kamera sigurie, të cilat pritet të merren nga policia në mënyrë që të zbulohen autorët e ngjarjes.

Lajmi ne perditesim…

 

Continue Reading

Kronike

Zjarr në një magazinë, rrezikohen banesat

Published

on

By

Një magazinë e cila shërbente për ruajtjen e ushqimit të bagëtive, me silazh dhe jonxhë në lagjen ‘Uznovë’ është përfshirë nga flakët.

Magazina rezulton shumë pranë dy fabrikave dhe banesave çka ka bërë që përhapja e flakëve ka trembur banorët. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por ka pasur një ndërhyrje të shpejtë nga zjarrfikësit.

Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës 60 bala me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjerë, rezervat e ushqimeve të banorëve të zonës për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Magazina e përfshirë nga flakët ndodhej pranë Fabrikës së lëkurëve dhe një fabrike të prodhimit e përpunimit të sallamit, që fatmirësisht nuk patën asnjë problem pasi forcat zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve në 30 minuta.

Continue Reading

Kronike

Transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga i riu

Published

on

By

Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë  shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Njoftohet se Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, arrestuan E. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se 21-vjeçari porsa ka konstatuar në largësi postbllokun e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, ka zbritur nga automjeti 5 emigrantë të paligjshëm që po transportonte.

Këta të fundit ai i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policor, në mënyrë që t’i merrte sërish më pas në mjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.

Continue Reading

Kronike

Arrestohet 23-vjeçari, shpërndante kanabis

Published

on

By

Policia e Durrësit ka arrestuar 23-vjeçarin Hasan Kumbulla, pasi është gjetur nën posedimin e lëndëve narkotike. I riu kishte për qellim shitjen e kanabisit dhe një sasi e kësaj lënde i është gjetur më pas edhe në banesë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh.

Mbante me vete dhe në banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, me qëllim shitjen e saj, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, kanabis.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në lagjen nr.13, Durrës, menjëherë organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit, të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Sherr masiv për pazaret e drogës mes shqiptarëve

Published

on

By

Një sherr masiv mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë. Mediet italiane raportojnë se shqiptarët po prisnin në radhë për të bërë check-in në aeroport, kur janë përballur me njëri-tjetrin, në orët e pasdites së djeshme.

Sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se sherri ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombasin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.

Më pas, në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa kanë ndërhyrë për t’i ndarë disa oficerë policie. Pasagjerët e tjerë kanë filmuar gjithçka dhe kanë thirrur ambulancën, e cila ka mbërritur për t’iu dhënë ndihmë mjekësore dy të plagosurve. Policia ka arrestuar tetë persona të përfshirë në sherr, ku siç raportojnë mediat fqinje, dyshohet se shkak kanë qenë pazaret e drogës.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING