Aktualitet

‘Kujt ia merr klientelën ti?’/ Dy pronarët e lokaleve përplasen me njëri-tjetrin

Një sherr ka ndodhur mes dy pronarë biznesesh në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në portën hyrëse të lagjes “Kala” ku ndodhen pranë njëri-tjetrit, dy bizneset.

Debati ka nisur fillimisht me zë, lidhur me klientelën, ku njëri i është drejtuar tjetrit: Kujt i merr ti klientelën?, e më pas ka degraduar në përleshje fizike mes tyre. Si pasojë, prej përdorimit të dorezave gjatë konfliktit, ka mbetur i plagosur njëri prej pronarëve, i cili është duke marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Elbasanit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes, e po punohet për kapjen e tij.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “Kala”, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. I., 41 vjeç ka goditur me dorezë metalike, shtetasin M. K., 60 vjeç, dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit E. I. Ndërkaq, 60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti,“-bëhet me dije nga Policia e Shtetit.

Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e dëshmitarëve, e prej tyre pritet të mësojë edhe më shumë lidhur me shkaqet e konfliktit që gjeneroi në përdorimin e dhunës fizike.

TRENDING

Exit mobile version