Kantautori i njohur Kujtim Prodani është infektuar me koronavirus.
Ka qenë vetë kantautori që ka njoftuar lajmin, ndërsa shihet i shtrirë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku duket se mban një maskë oksigjeni.
‘Sa miq e sa të afërm na more ; o flamë e keqe.’– shkruan Prodani.
Të shumta janë mesazhet inkurajuese nga miqtë dhe të afërmit të cilët i urojnë shërim të shpejtë.