Politike

Kullë në qendër të Tiranës/ Vasili: ‘Dhurata’ e Veliajt dhe Ramës për qytetarët

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, e cila do të jetë 58 kate.

Në reagimin e radhës në rrjetin social Facebook, Vasili shprehet se kjo është dhurata e fundit e kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama për qytetarët e Tiranës.

Në denoncimin e tij, Vasili thotë se kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Sipas tij, betoni çdo ditë po shkurton jeten e njerëzve.

Postimi i plotë

Nje kulle 58 kate betoni eshte “dhurata” me e fundit e Erion Veliajt dhe Edi Rames per qytetaret e Tiranes. Mu ne zemer te Tiranes, mu ne qendren e saj do te ndertohet nje tjeter perbindshi i ri prej betoni.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së. Sipas dokumentave, kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Zemra e Tiranes eshte kthyer ne nje vater te helmuar betoni, te cilen s’kane te ngopur pa i rrembyer edhe metrin e fundit.

Presin qytetaret ndonje cm2 bar dhe Veliaj ju jep vetem beton.

Presin ndonje grimce shendet dhe ju japin beton helmues per shendetin.

Presin nenat ndonje ambient qe te shetisin femijet e tyre, por vetem beton ju ofrojne.

Presin te moshuarit nje ambient ku te levizin, prehen apo te çlodhen por vetem egersine e betonit ju japin.

Ky qytet perdite vetem shkurton jeten dhe shendetin e njerezve.

E pacipe sarkazma, qe gjoja do gjelberojne ballkonet dhe taracat, kur nderkohe i kane helmuar me beton token dhe dheun qytetit duke e asgjesuar ate.

Sikter, vafshi ne dreq vrases te qytetit tone!

TRENDING

Exit mobile version