Politike

Kulluri ironizon Bardhin: U përqafua me shokët dhe shoqet socialistë si me qenë…

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Kulluri foli në lidhje me situatën në PD dhe marrëveshjen mes Gazment Bardhi dhe opozitës për komisionet hetimore.

Mes tjerash ai theksoi se i kanë mbështetur komisionet në princip, por nuk mbështesin pazaret që bëhen në emër të komisioneve.

Kulluri nuk ka kursyer as ironitë për Gazment Bardhin.

“Kjo pjesë e opozitës mori vetëm një Komision, pasi për çështjen e sterilizimit Beqaj dhe 8 persona të tjerë janë marrë nën akuzë. Komisioni i TIMS është më i parëndësishmi. Unë do thosha që ka një produkt serioz nëse do të kishte një komision hetimor për çështjen e portit të Durrësit, për McGonigal. Ne i kemi mbështetur komisionet në princip, por nuk mbështesim dot pazaret që bëhen në emër të komisioneve. Duhet të kemi parasysh që ndryshimet që ka bërë mazhoranca në ligjet për komisionet hetimore, u bë shkak që kjo palë ta çonte në Gjykatë Kushtetuese. Më pëlqejnë shumë këto pamjet e Gaz Bardhit me shokët dhe shoqet socialistë. E gjitha është fake”.

 

TRENDING

Exit mobile version