Politike

Kulluri: Kur mediat shqiptare akuzojnë NATO-n, Amerikën e BE-në

Nga Edvin Kulluri

Prej vitesh ne mediat e shkruara dhe vizive, individe si zoteria ne videon e meposhtme apo dhe vete portale perhapin opinione qe stigmatizojne SHBA, NATO-n dhe BE si jo dashamirese ndaj Shqiperise dhe Kosoves. Duke nisur qe nga sulmet ndaj SPAK, gjoja mbajtjen e qendrimeve pro Rames dhe mbeshtetjen e Serbise perkunder Kosoves. U arrit deri aty sa pas nisjes se konfliktit ne Ukraine, nga media dhe individe ne rrjete sociale narrativa ka qene e tipit “konservatori Putin” perballe “komikut Zelensky” duke legjitimuar pushtimin rus.

Disa vite me pare nje fondacion gjerman financoi nje studim te publikuar ku listonte disa media ne rajon, perfshire dhe Shqiperine, qe perhapnin dizinformacion per te krijuar perceptim anti-perendimor.

“Lufta hibride” eshte nje nga menyrat me te cilat Rusia synon uljen e besimit te publikut tek sistemi demokratik dhe institucionet publike apo nderkombetare qe kane krijuar shtetet demokratike. E natyrisht kjo perpjekje ka gjetur dhe mbeshtetje tek nje pjese e vogel e opinionit publik! Ndaj eshte krejt normale qe njerez te tille te jene prezent ne media apo rrjete sociale me keto qendrime. Jane nenpunes korrekt te atyre qe i perdorin per te mbjelle opinione te caktuara te “luftes se dizinformimit publik”!

TRENDING

Exit mobile version