Politike

Kulluri: Në partinë tonë s’ka derë të hapur për ‘non-grata’

Partia Demokratike, përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha për deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme nga dritarja e shtëpisë.

Kulluri u shpreh se Berisha, sa më shumë kohë kalon në ‘ballkonin e vetmisë së madhe’, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën.

Ai shtoi se Berisha harron që garën nuk e ka me PD-në, por me SPAK, ndërsa shton se duhej të kishte kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes McGonigal.

Kulluri theksoi se nuk ka derë të hapur për Non-Grata në PD, “pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni”.

TRENDING

Exit mobile version