Kronike

Kultivonte kanabis në Lazarat, arrestohet

Një 34 vjeçar është arrestuar të enjten në Gjirokastër pasi dyshohet se kultivonte dhe shiste kanabis. Bimë kanabisi të mbjella dhe të tjera në proces tharjeje u gjetën nga policia në oborrin e banesës së 34-vjeçarit A.S., në Lazarat. Bimët u sekuestruan si provë materiale për akuzat ndaj A.S.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Gjokaj”, ku kontrolli është bërë nga toka dhe ajri duke përdorur dronë, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version