Kosova

Kundërshtimi i Serbisë është autogol, Kandiç flet për Kosovën në KiE

Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka komentuar rrugën e Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, ky anëtarësim u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo madje, kundërshtimin e Serbisë e ka cilësuar si autogol.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyron institucionet që të respektojnë vendimet e asaj gjykate. Kundërshtimi i Serbisë është autogol” – ka shkruar Kandiç

Më herët ajo ka thene se duke akuzuar NATO-n për agresion, teksa kjo e fundit bombardoi Serbinë në 24 mars të vitit 1999, autoritetet në Beograd, kanë vetëm një qëllim,  të mbulojnë krimet  e kryera nga ana e tyre në Kosovë.

Kandiç në një postim në platformën sociale ‘X’, ka shkruar se Ushtria e Jugosllavisë dhe Policia e Serbisë, përgjatë 78 ditëve, teksa vazhdonin bombardimet e NATO-s, kanë vrarë 7 mijë civilë të pafajshëm.

Ajo gjithashtu ka fajësuar NATO-n, e cila paskësaj, duke mos qene në terren, “nuk mundi të parandalonte granatimet e fshatrave, plaçkitjen, djegien e shtëpive dhe të vdekjet e të moshuarve të mbetur në to, apo dhe konfiskimin dhe shkatërrimin e dokumenteve, por vetëm i mundësoi popullatës së dëbuar, që më vonë të kthehej në shtepitë e tyre”, ka thënë Kandiç.

Aktivistja kundër luftës, ka shkruar shumë herë në platformën X lidhur me ngjarjet në Kosovë.

Organet e ndryshme të Serbisë në Kosovë janë organe parashtetërore, por “ndalimi i dinarit, pushtimi i objekteve nga ana e policisë, konfiskimet etj,  nuk janë masa të mira të qeverisë në Prishtinë ndaj pjesëtarëve të pakicës serbe” – ka shkruar aktivistja.

Kandiç beson se do duhej një fazë tranzitore, që qeveria të bisedonte me njerëzit dhe t’i bindte ata për qëllimet e mira”.

Drejtoresha e Qendrës për të Drejtën Humanitare, e cila përcjell në mënyrë aktive zhvillimet politike dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë më herët gjithashtu  se njohja de-fakto është gur themeli për raporte të mira mes dy shteteve.

Kandiç ka shkruar se është e rëndësishme që të hiqet nga diskursi publik dhe politik përdorimi i gjuhës së urrejtjes, teksa dhe ka përmendur referencën e Serbisë për Republikën e Kosovës “si e ashtuquajtura”.

“Është e rëndësishme që në Serbi, diskursi publik dhe politik të largohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes – i ashtuquajturi shteti i Kosovës, i ashtuquajturi kryeministër , të ashtuquajturit shqiptarë…” – ka shkruar Kandiç.

TRENDING

Exit mobile version