Fjoralba Ponari është një ndër emrat më të dashur të ekranit për publikun shqiptar, e cila që prej largimit nga “E diell” po i mungon teleshikuesëve.
Pas përfundimit të rubrikës “Beauty” në “E diell”, ajo vendosi të marrë një pauzë për të rigjeneruar idetë dhe për t’u marrë me projektin e saj të ri “Më thuaj një dëshirë”, që shumë shpejt është kthyer në një nga programet më të preferuar për fëmijë e të rritur.\
“Sot, teksa ndiqja nga ekrani finalen e “Beauty-t”, më pushtuan rrufeshëm sekuenca episodesh, momentesh, ndjesish… sepse bashkë me “Beauty-n”, sot finalizova në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një eksperiencë timen 2-vjeçare me “E Diell”, emisionin që gjithmonë do të mbajë një vend special në zemrën time. Një program që më ka ndihmuar e që i kam marrë maksimumin teksa rritesha jo vetëm në profesion, por edhe si njeri. Për këtë i jam pafund mirënjohëse familjes “E Diell”- ka shkruar Fjoralba më herët në InstaStory.
Madje, duket se ajo është bërë shpejt nostalgjike dhe ka ndarë në InstaStory një moment të bukur nga performanca e saj e kërcimit në skenë. Mirëpo, çfarë nuk dimë është prapaskena e kësaj performance, e cila e ka bërë Fjoralbën “të vuajë”.
“Ah ç’mëkujtuat! Tek kjo performancë, në prova gjenerale, m’u bënë trutë dhallë nga ky rrotullimi dhe me të vënë këmbët në tokë, humba ekuilibrin dhe rashë. Dy orë ma merrte me miza nga goditja. Sigurisht u vizitova të nesërmen nga frika dhe fatmirësisht nuk kisha asgjë serioze.”- rrëfen ajo.