Kembimi valutor

Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit amerikan

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat ndaj valutave kryesore, euros dhe dollarit amerikan, ndërsa humbi terren në raport me monedhat e britanike dhe zvicerane.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 123.82 lekë ose 0.04 lekë më pak se një ditë më parë.
Monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0.54 lekë duke u kuotuar në vlerën 104.47 lekë.
Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane u forcuan përkatësisht me 0.07 lekë dhe 0.25 lekë. Monedha britanike këmbehet me 137.30 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 115.99 lekë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, presionet për likuiditet janë të kontrolluara dhe kursi i këmbimit është i qëndrueshëm. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 104.47 -0.54
Euro EUR 123.82 -0.04
Poundi Britanik GBP 137.30 +0.07
Franga Zvicerane CHF 115.99 +0.25
Jeni Japonez (100) JPY 101.17 +0.26
Dollari Australian AUD 76.04 +0.24
Dollari Kanadez CAD 79.99 -0.04
Korona Suedeze SEK 12.06 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.40 -0.01
Korona Daneze DKK 16.64 -0.01
SDR SDR 148.31 -0.11
Ari(OZ 1) XAU 203738.44 +2,359.71
Argjend(OZ 1) XAG 2661.90 +85.63
Juani Kinez (onshore) CNY 15.80 -0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 15.82 -0.07
Lira Turke TRY 12.26 -0.17

/ATSH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version