Kembimi valutor

Kursi i këmbimit valutor për sot, shikoni me sa këmbehet euro, dollari dhe paundi britanik

Në tregun e këmbimit valutor vendas monedhat kryesore ndërkombëtare kanë regjistruar luhatje të lehta.Euro ka shfaqur një tendencë të lehtë rritje nga një ditë më parë, duke u forcuar minimalisht me 0.1 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase, lekut. Kështu, valuta e eurozonës këmbehet sot për 122.5 lekë në blerje dhe 123 lekë në shitje.

Sipas Bankës së Shqipërisë në rritje është evidentuar edhe dollari amerikan, i cili ka fituar 0.2 pikë gjatë ditës së sotme, duke u ngjitur kështu në kuotën e 107.5 lekëve. Ndërkohë, paundi britanik i është zhvlerësuar lehtë ndaj lekut me 0.2 lekë për njësi.

Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 136 lekë në blerje dhe 137 lekë në shitje. Ndërkohë, të njëjtin trend ka ndjekur edhe dollari franga zvicerane, e cila ka regjistruar një rënie me 0.3 njësi kundrejt lekut krahasuar me një ditë më parë.

SOT NEWS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version