Connect with us

Kosova

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

Published

on

Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit në Këshillin e Atlantikut ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA-në, të cilin e ka vlerësuar si mik qenësor, aleat kritik dhe partner të pashmangshëm.

“Historitë tona janë të ndërlidhura e të ardhmet tona janë të afërta. SHBA ka udhëhequr invervenimin humanitar me anë të NATO-s, duket ndalur kështu pushtimin sistematik të Kosovës dhe gjenocidin ndaj nesh. Ishte luftë ku gati 13 mijë civilë të paarmatosur humbën jetën, mbi 10 përqind e të cilëve ishin fëmijë, 20 mijë gra janë përdhunuar dhe qindra masakra. Familjet e tyre ende kërkojnë drejtësi nga një kundërshtar i cili madje mohon që kanë ndodhur këto krime. Por SHBA na besojnë, na kanë besuar në luftën për liri demokraci dhe pavarësi dhe vetëvendosje”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova nga viktima e një gjenocidi të rëndë është rritur në një shtet të pavarur e sovran, me institucione të plota dhe një kushtetutë të bazuar në parimet e lirisë, paqes barazisë e respektimit të drejtave të njeriut.

“Storia e suksesit tonë është storie të cilën e ndajmë me të gjitha kombet demokratike. Kosova tashmë kontribuon në paqe e siguri duke shërbyer krah për krah me aleatin tonë SHBA-në. Vitin e kaluar gati 1,500 të avokuar nga Afganistani i strehuam dhe më pas bashkë shkuam në Kuavajt në misionin tonë të parë paqeruajtës. Po ashtu ishim pjesë e ushtrimit të përbashkët ushtarak me SHBA-të ku ishim një nga 16 vendet nikoqire me mijëra ushtarë. Bashkëpunimi jonë i vazhdueshëm e fortifikon këtë zotim dhe këtë përkushtim të Kosovës për paqe për siguri dhe anëtarësim në NATO”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij sot Evropa është në një moment të rrezikshëm pas invazionit të paarsyetuar e të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

“Për shumë ditë Ukraina ka duruar këtë sulm. Për ne këto fotografi na kthejnë dhimbjet e vuajtjet e 23 viteve më parë. Për këtë arsye kemi shprehur solidaritetin tonë me Ukrainën që prej ditës së parë të sulmit. Menjëherë iu bashkuam sanksioneve ndaj Federatës ruse. Nuk hezituam të shprehim gatishmërinë tonë për të pranuar deri në 5mijë refugjatë dhe kemi ofruar hapësira pune e jetese për 20 gazetarë“, ka thënë tutje kryeministri.

Ai ka thënë se kohët e fundit kemi dëgjuar gati çdo ditë referimin e Putinit ndaj Kosovës si precedent për të hyrë në punët e një vendi tjetër. Por kjo, ka thënë Kurti, as më shumë e as më pak është një gënjeshtër. Sipas tij krahasimi me Kosovën është tepër i largët që të ketë çfarëdo vlerë kritike. NATO ka hyrë në Kosovë për të ndalur gjenocidin që po kryhej nga Serbia e Millosheviqit, që shumë e ngjashme me gjenocidin që po kryhet në Ukrainë tani.

“Të përdorësh Kosovën si argument për të sulmuar Ukrainën është thjeshtë një argument kundër gjithë rendit e të drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësisë për të mbrojtur normat e të drejtës ndërkombëtare. Mohimi e anashkalimi, ky ka qenë parimi i Rusisë dhe tashmë e njëjta gjë po bëhet edhe nga dora e zgjatur e Rusisë në Ballkan, Serbia. Kjo nuk mund të injorohet sidomos tani kur Serbia refuzon të sanksionojë agresionin rus. Rusia po përpiqet të përhap edhe beteja të reja për të pasur atë strategjinë e eskalimit për të deeskaluar. Duke pasur parasysh marrëdhënien e afërt të Serbisë me Rusinë mbështetja e saj për invazionin në Ukrainë dhe faktin se Republika Sërbska ende kontrollohet nga Rusia po aq sa nga Serbia, rreziku që konflikti të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor është fatkeqësisht shumë i lartë“, ka nënvizuar Kurti.

Kosova

Lajçak nis vizitën 3-ditore në Kosovë

Published

on

By

Lajçak nis vizitën 3-ditore në Kosovë

Emisari special europian për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 29 qershor.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai ka planifikuar gjithashtu të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Kjo është vizita e parë e emisarit europian, pas nënshkrimit të udhërrëfyesit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për faturimin e energjisë në veri të Kosovës, e firmosur nëntë vite më parë.

Vizita e Lajçak, besohet se është edhe në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut me Kurtit e Vucic, i cili është paralajmëruar se mund të ndodhë së shpejti.

Pas Kosovës, emisari europian do të vazhdojë vizitën në Serbi

Continue Reading

Kosova

Lajçak viziton nesër Kosovën, detajet e takimit

Published

on

By

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

Siç njofton Zyra e BE-së në Kosovë, Lajçak do të qëndrojë në Kosovë nga e hëna (27 qershor) deri të mërkurën (29 qershor).

“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para se të lërë Kosovën, është planifikuar që Lajçak ta mbajë një fjalim për media të mërkurën.

“Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Vizita e Lajçak vjen pesë ditë pasi Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Continue Reading

Kosova

I vidhen 50 mijë euro në shtëpi deputetit kosovar

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka raportuar në Policinë e Kosovës vjedhjen e 50 mijë eurove para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.

Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka parë se i është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.

Deputeti Shkreta ka deklaruar se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi.

Shkreta po ashtu u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.

Portali ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Rrahim Podvorica, në pyetjen nëse Shkreta ka deklaruar se paratë kanë qenë të mbledhura edhe nga një bashkë familjar i tij, shkurtimisht ka deklaruar se “Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve”.

Në raportin policor , deputeti i pozitës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte.

Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.

Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.

Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.

“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”. “Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Vjedhja e rëndë’, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj

Continue Reading

Kosova

‘Vallaçi’, lufta e re Kosovë- Serbi

Published

on

By

‘Vallaçi’, lufta e re Kosovë- Serbi

“Vallaçi është yni”  – Kosova dhe Serbia nisin një luftë të re pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Energjinë. Se kush saktësisht do të menaxhojë nënstacionin elektrik të Vallaçit, në verI të Kosovës, është e paqartë.

Dy vendet, më 21 qershor, miratuan një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, e arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por asnjëherë e zbatuar.

Si Kosova, edhe Serbia pretendojnë se janë pronare të Vallaçit. Aktualisht, punëtorët paguhen nga Rrjeti Elektrik i Serbisë, por marrin udhëzime nga Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha se Vallaçi do jetë në pronësi të Serbisë dhe se për një gjë të tillë ka garanci nga i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ekspertë të energjisë në Kosovë thonë se rëndësia e Vallaçit ka bërë që Serbia ta synojë të drejtën e pronësisë, ndërsa Kosova duhet të insistojë në ruajtjen e së drejtës së pronësisë mbi të. Në këtë kontekst, çështja ka marrë edhe kuptim politik. Nënstacioni i Vallaçit në veri të Kosovës siguron pjesën më të madhe të energjisë elektrike për veriun, ku jeton popullata me shumicë serbe, por ai është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Continue Reading

Kosova

Sveçla: S’ka asnjë shtetas kosovar që lufton në Ukrainë

Published

on

By

Sveçla: S’ka asnjë shtetas kosovar që lufton në Ukrainë

‘Asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë’, – kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai u shpreh gjithashtu se raportimet për shtetas kosovarë në Ukrainë janë vetëm propagandë e Rusisë.

“Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës duke luftuar në Ukrainë, këto janë në kuadër të propagandës ruse e cila në vazhdimësi mundohet që të sulmojë jo vetëm Kosovën por të gjithë vendet e perëndimit me qëllim që të arsyetojë luftën e saj të padrejtë në Ukrainë”, tha Sveçla.

Së fundmi, në Twitter, politikanë ballkanikë me lidhje me eksponentë ekstremistë nga Moska publikuan një listë prej 7 mijë mercenarë që thuhej se ishin të angazhuar në luftën në Ukrainë. Sipas së njëjtës listë, nga Kosova janë angazhuar 156 ushtarë, 60 prej të cilëve janë vrarë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING