Kosova

‘Kurti, dekonstruktiv dhe kokëfortë, ndjek strategjinë e Vuçiçit’

Gazeta zvicerane, NZZ së fundmi ka publikuar një artikull të gjatë në lidhje me raportet e përkeqësuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës.

Kosova, siç shkruhet në artikullin e mediumit zviceran, ka qenë gjithmonë në krye të listës së vendeve me popullsinë më miqësore ndaj Amerikës në botë. Një fakt i tillë, sipas artikullit, nuk ka ndryshuar në thelb. Po ajo çfarë ka përjetuar metamorfozë janë marrëdhëniet dypalëshe në nivel qeveritar, të cilat sipas artikullit janë përkeqësuar ndjeshëm.

“Kosova nuk shihet më si studenti model i Ballkanit në Uashington, përkundrazi”, potencon gazeta Gazeta zvicerane në artikull, ndërsa ka cituar ndihmës-sekretarin e Shtetit, James O’Brien, të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të cilët me deklarata të ndryshme konfirmuan që marrëdhëniet Kosovë – SHBA-të janë në nivelin më të ulët të tyre, ka potencuar se deklaratat e zyrtarëve amerikan janë shumë të buta në krahasim me ato që thuhen prapa perdeve.

“Këto janë njoftimet zyrtare. Fjalë edhe më të ashpra fliten me dyer të mbyllura në qarqet diplomatike në Prishtinë”- shkruhet në artikull

“Për herë të parë në procesin e negociatave të ndërlikuara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, perëndimorët e shohin palën kosovare të paktën aq dekonstruktive sa palën serbe. Dhe kjo përkundër faktit se Serbia nën presidentin Aleksandër Vuçiç nuk vepron aspak në mënyrë konstruktive dhe vazhdimisht kërcënon Kosovën” –  vlerëson gazeta e njohur duke nënvijëzuar: –

“Për ironi, kryeministri Kurti ndjek strategjinë e armikut të tij të përhershëm. Presidenti i Serbisë prej vitesh e ka shfrytëzuar çështjen e Kosovës për të shkëputur vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi” – shkruan ndër të tjera prestigjozja zvicerane.

TRENDING

Exit mobile version