Kosova

Kurti dhe Vuçiç, tabela e re e qitjes së ministrave dhe shefave të BE

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Beograd bashkë me katër kolegët e tjerë të tij, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Unionit Europian ditën e hënë 23 tetor, si dhe njoftoi se për këtë do të diskutohet edhe nga liderët e BE-së më vonë gjatë javës në Këshillin Europian.

“Dy vizitat në Kosovë e Serbi, do të ndikojë drejtpërdrejt në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm. Nuk ka të ardhme europiane as për Serbinë, as për Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara për normalizim, si ato aktuale ashtu edhe ato që janë dakorduar më herët. Gjithsesi gjatë ditëve në vazhdim, do kemi takime të tjera me Kurtin e Vucic” – deklaroi emisari Lajçak

Nga ana tjetër, pas takimin me BIG FIVE, Zyra për Media e qeverisë së Kosovës konfirmoi se pesë emisarët evropianë kishin propozuar tek kryeministri Albin kurti një plan të ri dhe sipas ketij të fundit, është e nevojshme që të ketë një reflektim cilësor dhe qasje të re, referuar bisedës për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Kurse nga Beogradi, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është deklaruar pas takimit me pesë diplomatët se takimi ishte ‘i vështirë’ dhe se në Bruksel e presin “takime të rëndësishme” për të gjetur rrugëdalje nga kriza”

Kujtojmë se para takimit, në një prononcim për media, Vuçiç, i cili rëndom viktimizohet, iu tha gazetarëve, se me netë të tëra nuk ka mundur të flejë duke menduar takimin e 21 tetorit: “Nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja, por do të kemi sukses që Serbinë të mos ia bëjmë dhuratë askujt, por ta bëjmë tonën”.

TRENDING

Exit mobile version