Kosova

Kurti do arrestohet në Maqedoni/ Deklarohet eksperti nga Kosova

Eksperti nga Kosova, Jeton Halimi, duke folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri Albin Kurti me shqiptarët në rajon, tha se Edi Rama e fali Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Halimit, nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligjzbatuese.

“Kurti u fut dhe tek zgjedhjet e Shqipërisë por që ishte i pasuksesshëm. Rama në një mënyre e fali. Në Maqedoni ishte herën e kaluar Kurti, por mori mesazhin e qartë nga institucionet që edhe njëherë nëse futet atje, mund të arrestohet nga organet ligjzbatuese” – deklaroi analisti nga Kosova, I cili gjithshtu theksoi:

“Mendoj se nuk është koha që Kurti të bëjë përçarje, asnjë lëvizje, vetëm e vetëm për të qenë  “sulltan’ në vendet ku ka shqiptarë. Mendoj se këto veprime nuk i bëjnë mirë as Kosovës dhe as shtetit ku janë shqiptarët. E vetmja parti që përfaqëson shqiptarët në Maqedoni është ajo e Ali Ahmetit. Nëse nuk do ishte Ahmeti, shqiptarët nuk do i kishin ato të mira siç i kanë tani në Maqedoni”

TRENDING

Exit mobile version