Kosova

‘Kurti është mashtrues’/ Hoti: Marrëveshja me Serbinë e pafavorshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk është e favorshme për Kosovën.

Në një intervistë ai u shpreh se dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.

Për ish kryeministri Hoti, neni katastrofë I marrëveshjes është ai për çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ndërkohë gjithashtu shprehu dyshime të mëdha për nenin shtatë të marrëveshjes ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb, nen që sipas tij shkon përtej marrëveshjes për Asociacionin e vitit 2013 dhe asaj të parimeve më 2015.

TRENDING

Exit mobile version