Connect with us

Kosove

Kurti ‘fryn tullumbacen’: Kosova, vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Published

on

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për kërkesën e paraqitur dje nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Në një postim në Facebook Kurti tha se kjo është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim”, shkroi Kurti në Facebook.

Kurti tha se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet”, ka shkruar ai.

 

Kosove

‘Vlerë prej 6 milion euro’, Ministri Xhelal Sveçla: Laboratori është shkatërruar

Published

on

By

Ditën e sotme pas një aksoni të Policisë në veri të Kosovës është gjetur një laborator ku kultivohej marihuana me mbi 10.000 fije bimësh të cilat do të shiteshin në mënyrë të jashtëligjshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se tashmë po shkatërrohet droga që u gjet në veri të vendit.

Ai njofton se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Continue Reading

Kosove

Meta në Kosovë, nderim Kuvendit të Junikut: Kosova vend i paqes…

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot në Kosovë, ku së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ka marrë pjesë në përkujtimin e 110-vjetorit të Kuvendit historik të Junikut, i cili u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik.

Në prononcimin për mediat në Kosovë, Presidenti Meta theksoi se Kosova është një vend me të drejta të plota, i lirë, demokratik dhe duke e cilësuar si një vend model.

Meta gjithashtu shtoi se plikim që meriton mbështetjen e të gjithëve, që i shërben afirmimit të vlerave europiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i shërben vetëm Kosovës.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti President si e vlerësoni progresin e bërë nga shteti i Kosovës dhe a keni një koment për aplikimin në KiE?

Presidenti Meta: Kosova është një vend shumë solid dhe demokratik, është një shembull i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, një shembull i respektimit të të drejtave të pakicave.

Është një vend model që kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, dhe padyshim që është edhe për sa u takon standardeve, është që para kohe të anëtarësimit të Këshillit të Evropës.

Kështu është një aplikim për Kosovën që meriton që të jetë gjithëve, i përdor një firmë për vlerat evropiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i përket të gjithë rajonit tonë.

Pyetje: Zoti President, si e vlerësoni zgjedhjen e zotit Sali Berisha Kryetar të Partisë Demokratike?

Presidenti Meta: Në demokraci duhet të respektohet dhe vullneti i tij!

Continue Reading

Kosove

Zhgënjehet ish-kandidati i VV-së: Ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë

Published

on

By

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje njeherit ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Ajet Potera është zhgënjyer me partinë të cilës i përket.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Potera mes tjerash shkruan se “ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë të mira, por edhe vepra të mira”.

Ish-kandidatit të VV-së për Podujevën nuk po i pëlqen qeverisja nga bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

Sipas tij qeverisja në Llap është kthyer ‘prapë në binarët e vjetër’ .

“Kemi shpresë ende me nivelin qendrorë dhe nuk kisha dashur kurrë që kjo të ndodh njëjtë me qeverisjen Qendrore”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Kur u ndryshua qeverisja në Komunën e Podujevës ndërgjegjja qytetare e komunës sonë reflektoi nivel të lartë politik, duke na ofruar e mundësuar marrjen e përgjegjësive, duke na besuar që të sendërtojmë rregullsi në jetën praktike. Ishte momenti, ishte fryma për ndryshim rrënjësor. Ishte gatishmëria qytetare për të kthyer atë vend për së mbari, për vendosjen e ligjshmërisë, e deshën atë ndryshim, më shumë se vet qeverisja, prandaj edhe e votuan!

Ata deshën të kenë institucione që i bën qytetarët të ndihen të organizuar, të realizojnë të drejtën e tyre që parashihet me ligje, të realizojnë projekte për lagjen e fshatin e tyre pa dallim, të ndihen e të trajtohen të barabartë. Donin ndryshime rrënjësore në arsim e shëndetësi, në siguri e bujqësi e gjithsesi në administratë. Për qytetarët llapjanë ndryshimi ka qenë i shumë pritur e i mirëseardhur. Qytetari Llapjan e dha provimin si shpeshherë kur e ka kërkuar nevoja.

Por jo, nuk ndodhi ndryshimi i shumë pritur, diçka shkoi keq dhe qeverisja u kthye prapë në binarët e vjetër.

Pse?

Qytetari Llapjan e meriton të realizojë çdo ëndërr që ju është mohuar nga kushdo qoftë. Nuk guxon nga asnjë përfitues, abuzues, kriminel, keqpërdorues e lere më nga administrata të trajtohen padrejtësisht.

Kemi shpresë ende me nivelin Qendrorë dhe nuk kisha dashur kurrë që kjo të ndodh njejtë me qeverisjen Qendrore.

Mos të lejojmë të na ikë nga dora ndryshimi për të cilin populli ka votuar. E ne jemi zotuar e kemi premtuar shumë e jemi hyrë në obligime.

Ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë të mira por vepra të mira. Nuk nënkupton vetëm ankesa por veprim. Nënkupton guxim ndaj sfidave përpara.

Disa si në qeverisje lokale ashtu edhe qendrore, duhet shpejt dhe shpeshherë të kalibrojnë, ratifikojnë shënjestrat sepse e kanë huqur shumë cakun.

Një aktivist politik pavarësisht në cilën parti është nuk duhet që të jetë aq shumë servil e i dëgjueshëm. Subjekti ka nevojë për aktivistë të zëshëm e kritik, jo veç çka ju servohet, e veç numër (kjo është njejtë sikur luftëtari në betejë në istikame nuk shkrep asnjë plumb dhe ruhet mos të plagoset e mos të vritet. Kurse në poligon të gjuajtjeve bëjnë kërdinë).

Populli votoi për ndryshim me plot kuptimin e fjalës.

Continue Reading

Kosove

‘Biletë falas për të gjithë’, Prishtina nxit qytetarët të marrin transportin publik, ja nisma interesante

Published

on

By

PRISHTINË- Bileta do të jetë falas për të gjithë ata që sot dhe nesër do të zgjedhin transportin publik në Prishtinë.

Kjo është një nismë mjaft interesante, për të nxitur qytetarët të zgjedhin transportin publik dhe alternativat e tjera në vend të makinës private. Kjo në kuadër të “luftës” kundër ndotjes.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që të përdorni sa më shumë transportin publik dhe alternativa të tjera, si patina dhe biçikleta”, shkruhen në njoftim.

A do të donit kjo nismë të praktikohej në qytetin tuaj?

Continue Reading

Kosove

Kurti takim me guvernatorin Baker, diskutojnë për investimet në Kosovë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Massachusetts, Boston, është pritur në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker.

Kurti e Baker diskutuan mbi avancimin e parimeve demokratike, për mënyrat e bashkëpunimit ekonomik, mbrojtje e siguri.

I pari i qeverisë foli edhe për mundësitë për investime në Kosovë, teksa përmendi edhe Gjykatën Komerciale e cila është në themelim e s ipër, ofrojnë sipas tij, mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë.

“Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, kryeministri Kurti tha se rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 për qind të Bruto Produktit Vendor, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë”.

“Ai theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit. Mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti tha se si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë janë edhe pozita gjeografike e kulturore, popullata e re, kreative dhe e talentuar, njohja e mirë e gjuhës angleze, shtrirja e gjerë të rrjetit të internetit, politika stabile fiskale e infrastruktura moderne të transportit.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING