Kosova

‘Kurti luan me zjarrin, Evropa është me pushime dhe hesht’

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukur, Veljko Odaloviç, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me veprimet e tij mund të shkaktojë “zjarr” në rajon

Sipas tij, Kurti po përpiqet të prezantohet edhe si lider i shqiptarëve në jug të Serbisë, në komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

“Evropa është me pushime dhe hesht teksa sheh se po rëndohet nga dita në ditë situate e rrezikshme” – theksoi Veljko Odaloviç, I cili gjithashtu tha se Kurti mendon që serbët nën “terrorin institucional” që ai po bën do të dorëzohen dhe dalëngadalë do të largohen nga Kosova.

“Ai dëshiron të shkatërrojë dhe të poshtërojë marrëveshjen e Brukselit, ashtu siç nuk ekziston për ta Rezoluta 1244. Për ne dokumentet ndërkombëtare janë të shenjta. Shpresojmë që Evropa të zgjohet, të vijë në vete dhe të fillojë të kërkojë respektimin e marrëveshjeve” – deklaroi Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukur

 

TRENDING

Exit mobile version