Kosova

Kurti me arsye të shëndoshë/ Gjermania: Vuçiç provokon me qëndrimin pro-rus

Kryetari i SPD gjermane, Lars Klingbeil, e cilësoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si “njeri me arsye të shëndoshë”, por që duhet të hedhë hapa të mëtejshëm

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë vizitoi së fundi Ballkanin Perëndimor, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe gjatë udhëtimit të ai u takua me liderët e partive socialdemokrate të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Klingbeil pati edhe një bisedë të veçantë me kryeministrin e Kosovës

Portalit gjerman të lajmeve t-online.de, kryetari i SPD-së i tha për takimin me Kurtin se “nuk ishte bisedë e lehtë”.  “Ai është njeri me arsye të shëndoshë”, e përshkroi më tej Klingbeil kryeministrin e Kosovës, duke shtuar gjithashtu se “ai duhet të hedhë hapa të mëtejshëm për anëtarësimin në BE”

Në nëntor në Shtëpinë e Bardhë mund të hyjë Donald Trump, që mund ta bllokojë mbështetjen e rëndësishme të SHBA ndaj Kosovës, i tha Klingbeil portalit. Me fjalë të tjera, nëse SHBA-të largohen, stabilitet në Kosovë mund të sjellë vetëm një aleancë më e ngushtë me Brukselin, por që ka çmimin e saj.

Klingbeili nuk e kishte Serbinë në listën e vizitave të tij.

“Serbia, fuqia kryesore ekonomike e rajonit, konsiderohet si një portë për ndikimin rus dhe kinez. Pekini investon miliarda në infrastrukturën serbe, Moska e furnizon gaz të lirë dhe dezinformata antiperëndimore. Kreu i qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç provokon hapur me qëndrimin e tij prorus, por pretendon se dëshiron të ndjekë edhe rrugën evropiane” – deklaroi Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. Autori i shkrimit në portalin gjerman tërheq vëmendjen se në Beograd qëndroi pak ditë më parë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai ” kërkoi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë, që Serbia të zgjidhte midis Evropës dhe Rusisë”. Ju “nuk mund të hani në dy çanakë”, tha Pistorius në Beograd, teksa pas kësaj atje “zemërimi arriti në kulm”.

TRENDING

Exit mobile version