Kosova

Kurti nuk duhej ta kritikonte Lajçakun /Tahiri: Kosova dështoi në dialogun me Serbinë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se Kosova ka “dështuar” në dialogun me Serbinë, por gjithashtu ka thënë se Albin Kurti nuk është dashur ta kritikojë publikisht të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Siç tha ajo, rezultati i lëshimit të Kurtit është se dialogu tashmë ka hyrë në fazën e Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Kosova dështoi në këtë dialog për shkak të qeverisë që nuk arriti marrëveshje për njohje reciproke. Përkundrazi, rriti kompromise duke i dhënë autonomi minoritetit serb. Kurti e humbi rastin dhe bëri lëshime të mëdha.

Tahiri tha se Kosova tani ka nevojë për unitet politik dhe kombëtar për t’u përballur me sfidat.

Kritikat e Kurtit ndaj Lajçakut, janë bere për të fituar zemrat e militantëve, të cilët, thotë Tahiri, janë të verbër sepse nuk shohin që marrëveshja është lidhur pa njohjen e Kosoves

“Në këtë situatë Kurti duhet të rishqyrtojë veprimet e tij. Në fund të fundit mund të humbasë pushtetin, por sigurisht që humbet Kosoven” – theksoi Edita Tahiri

TRENDING

Exit mobile version