Kosova

Kurti thumbon Ramën: Jemi në Ballkonin e Hapur (FOTO)

Javën që kaloi, kryeministri Edi Rama nisi dhe përfundoi turin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor me një kryefjalë; Kosovën. Në turin e tij, Rama nuk e takoi homologun e tij, Albin Kurti. Që nga java e kaluar, Kurti nuk e kishte komentuar për asnjë moment zhvillimin që u kthye në ngjarjen e ditës si në Kosovë, ashtu edhe në Prishtinë. Deri më sot…

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi,”-shkruan kreu i qeverisë së Kosovës, krahas fotos që ka hedhur në rrjetet e tij sociale.

Duket se me “Ballkonin e Hapur” thumbon kryeministrin Edi Rama që ndërmori 2 ditë tur nëpër rajon për të kërkuar mbështetje për Procesin e Berlinit, ndërsa mënjanë la nismën e tij, atë të “Open Ballkan”. Që në nisje të turnit, pati pikëpyetje për një takim mes tyre. Sidomos pas anulimit që i bëri kryeministri Edi Rama mbledhjes së dy qeverive, vetëm disa orë para takimit në Gjakovë.

Rama kërkonte ç’tensionimin e situatës në Veri të Kosovës, ndërkohë që Serbisë i bënte thirrje që të lironte 3 policët e kapur, për të cilët autoritetet pretendonin se ishin rrëmbyer. Më pas, prezantoi edhe një draft që pretendonte se do të zgjidhte mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Duke theksuar se e kishte menduar dhe ideuar vetë; e se më pas ia kishte dorëzuar presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Rama shtoi se çdo gjë e kishte bërë vetë pa u konsultuar as me Kurtin, e as me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Edhe pse shkoi në Kosovë dhe nuk u takua më Kurtin, Rama u mirëprit nga gjithë zyrtarët e tjerë, por ‘braktisja’ e homologut të tij e përndoqi gjatë të gjithë turit. Ndërkohë që numri një i maxhorancës shqiptare komentonte për të, sa nga një shtet në tjetrin, postimi i sotëm ishte reagimi i tij i parë.

TRENDING

Exit mobile version