Kronike

Kush është 35-vjeçari i plagosur, autori i ngjarjes e ndoqi pas për ta vrarë

Policia e Pogradecit dha detaje pas plagosjes me armë zjarri duke theksuar se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”.I plagosur ka mbetur shtetasi Alted Jolldashi, 27-vjeç, i cili ka përfunduar në spitalin e qytetit.

Gazetarja sqaron se autori i ngjarjes, shtetasi Deis Meko e ka ndjekur 27-vjeçarin me qëllim për ta vrarë atë, ndërsa ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Kjo mbështetet edhe mbi gjurmët e gjakut që ndodhen në rrugë. Mësohet se ndaj Olldashit është qëlluar katër herë, ndërsa vetëm dy prej plumbave e kanë kapur atë, një në pjesën e këmbës dhe një tjetër në pjesën e shpatullës.

Sipas burimeve nga policia mësohet se Jolldashi më herët është dhunuar dhe ka përfunduar në spital, por në atë kohë nuk ka denoncuar njeri pasi tha se nuk dyshonte tek asnjë. Mësohet se edhe autori është me precedentë të mëparshëm penalë, për plagosje.

“Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M., 26 vjeç. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.

TRENDING

Exit mobile version