Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Tiranë pak minuta më parë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se është plagosur me plumb në këmbë 42-vjeçari Sino Llanaj.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy pronarëve për një pallat, ku i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit.
Gazetarja Bezat raporton se biznesmeni Llanaj është dhunuar dhe fizikisht pak ditë më parë.