Politike

Kush është personi në foto? Batuta e Ramës për Ismail Qemalin: Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë?

Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë gjatë mbajtjes së bashkëbisedimit në Këshillin Atlantik. Gjatë intervistës, Rama kishte të varur në mur portretin e Ismail Qemalit. I pyetur nga gazetari se kush ishte personi në foto që Rama kishte pas kokës, kryeministri iu përgjigj se ishte gjyshi i tij.

“Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë. është ati themelues i Shqipërisë. është burri që ngriti flamurin e Pavarësisë në këtë qytet, qindra metra nga vendi që po ju flas. Kështu që në një farë mënyrë është gjyqi i të gjithë shqiptarëve”, tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version